Fermerët në Barbullinjë të Lushnjës shprehen të pakënaqur me çmimin aktual të nektarinës, i cili sipas tyre është 70–80 lekë për kilogram me shumicë dhe nuk mbulon kostot e prodhimit.
Ata kërkojnë që çmimi të jetë të paktën 100 lekë për kilogram për të siguruar fitim nga puna e tyre.



