Në Moskë dyfishohet numri i viktimave të Covid-19

Në Moskë dyfishohet numri i viktimave të Covid-19

Autoritetet në Moskë kanë dyfishuar numrin zyrtar të viktimave nga Covid-19 për muajin prill.

Departamenti i shëndetit publik të qytetit deklaroi se 1 mijë e 561 persona humbën jetën si pasojë e virusit Covid-19 dhe jo siç u njoftua fillimisht për 639 viktima.

Autoritetet njoftuan se raporti i ri përfshinte çështje edhe më të “diskutueshme”, mirëpo gazetarët në Moskë janë shprehur se institucionet ulin numrin real të viktimave dhe të infektuarve, ndërsa këta të fundit janë akuzuar për lajme të rreme dhe shtrembërim.

Lajmi se shifrat ishin më të ulëta nga sa raportoheshin, doli përpara se vendi të njoftonte 232 viktima, duke shënuar numrin më të madh të vdekjeve në 24 orë deri më tani.  

Me 8 mijë e 572 raste të reja të regjistruara, Rusia ka numrin e tretë më të lartë në botë të të infektuarve me 387 mijë e 623 raste. Ndërsa numri zyrtar i viktimave ka shkuar në 4 mijë e 374.

Sipas qeverisë, vdekshmëria e ulët nga Covid-19, vjen si rezultat i programit masiv të testimeve, pavarësisht se shumë ekspertë të tjerë mendojnë se shifrat janë shumë më të larta nga sa janë raportuar nga autoritetet në Moskë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy