
Kledina Helshani, logopede në ‘Zgjohu me MCN’ ka komentuar ndikimin e lodrave tek fëmijët për të cilat u shpreh se përmes lojërave që ndjekim në terapi fëmijët e kanë më të lehtë ndërveprimin dhe komunikimin.
Ajo tha se dhe lojërat duhet të jenë të përzgjedhura që ta ndihmojnë fëmijën, ndërsa këshilloi se deri në moshën 4 vjeç prindërit duhet të shmangin çdo kontakt me ekranet pasi ata i pengojnë të kenë zhvillim në të folur.
Sipas saj fëmijët duhet të kalojnë kohë duke luajtur si fëmijë sepse krijojnë marrëdhënie sociale më të mirë dhe kanë ndërveprim më të mirë, pasi ata që qëndrojnë në shtëpi shfaqin probleme me komunikimin.
Ne në terapi përdorim lojën si terapi për të nxitur fëmijët të flasin sidomos ata që kanë një vonesë në të folur e kemi më të lehtë ndërveprimin dhe bashkëpunimin me të. Por duhet të dimë se me cilat lojëra duhet të luajmë. Lojërat që s’kanë komunikim, fëmija e luan lojën në mënyrë mekanike nuk e ndihmojnë fare fëmijën, ndërsa deri nën moshën 4 vjeç këshilloj prindërit që të mos i lënë fëmijët të kenë kontakt me ekranet sepse i pengojnë të kenë zhvillimin në të folur, por dhe mbi 4 vjeç duhet vetëm një orë dhe ajo e ndarë në pjesë.
Përrallat e frikshme ndodh të jenë problem për fëmijët, por përrallat në përgjithësi mbeten të rëndësishme, por prindërit duhet të bëjnë një studim se çfarë figurash dhe konteksti ajo përshkruan sepse na ndihmojnë për pjesën e zhvillimit të komunikimit. Unë këshilloj që të krijohen shumë aktivitete të prindërve me fëmijët.
Për fëmijët me probleme kërkojnë një kujdes më të veçantë sepse informacionet tek ata është ndryshe, nuk e perceptojnë informacionin njësoj si ti dhe unë. Video-game do i shmangia totalisht sepse nga eksperienca ime këta fëmijë krijojnë më tepër varësi ndaj ekranit prandaj kërkoj stimulimin e lojërave konkrete.
Çdo ditë e më shumë shtohet numri i fëmijëve që shfaqin probleme me të folurën, sheh të vijnë në klinikë fëmijë të moshës 6 apo 7 vjeç që s’kanë një komunikim të mirë. Çmësimi i mësimit që i është bërë ka sjell këto probleme.
Fëmijët që kalojnë kohë duke luajtur si fëmijë krijojnë marrëdhënie sociale më të mirë dhe kanë ndërveprim më të mirë, ndërsa ata që qëndrojnë në shtëpi dhe nuk luajnë në natyrë e kanë të vështirë krijimin e marrëdhënieve sociale me fëmijët e tjerë, por dhe krijimin e komunikimit.



