“UFSH, partner në rrugën e reformës së shërbimit farmaceutik”
Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ishte i pranishëm në ceremoninë e 10 vjetorit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë ku u shpreh se ky institucion është partner i rëndësishëm në rrugën e vështirë të reformës së shërbimit farmaceutik.Beqaj nënvizoi në fhalën e tij se vendosja e çmimit të barnave të dalë nga fabrika ose në kufi është kompetencë e Ministrisë së Shëndetësisë.
“Une jam perpjekur që mjedisi tregëtar dhe profesional ku ju ushtroni aktivitetin, të jetë sa më transparent edhe sa më konkurues” – keshtu u shpreh, Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj në ceremoninë e 10 vjetorit të Urdhrit të Farmacistëve të Shqipërisë.Ky institucion është partner i rëndësishëm në rrugën e vështirë të reformës së shërbimit farmaceutik – shtoi me the ai.Beqaj u shpreh se roli i urdherit te farmacisteve eshte shume i rendesishem por bderjohe ai ka dhene dy opinione te rendesishme per shqetesimet e ngritura ne kete takim nga presidentja e urdherit te Farmavisteve,Znj Diana Toma.Lidhur me mosprezencën e Urdherit në KA-në e Fondit (Këshillin Administrativ të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor),Beqaj e argumentoi me faktin se “Ju nuk mund të jeni aty ku vendoset formati i aktit, dhe pastaj të jeni palë kur kontraktoni. I bie që të kesh marrë vetë vendim se si e do kontratën me veten” ndersa ne lidhje me mosprezencen e urdherit ne Komisionin e Çmimit të Barnave,ministri u shpreh se
se të paktën tek çmimi i barnave, eshte Min. e Shendetesise qe vendos me çfarë çmimi do të vijë bari në kufi apo do të dalë nga fabrika. Se si është çmimi në kufi apo në fabrikë nuk lidhet shumë me atë punë që bëni ju – tha Ministri.Ministri shtoi me tej se zbatimi i Recetës Elektronike do të ule shumë ngarkesën e padrejtë që shpesh herë detyrohemi t’u bëjmë juve për një recetë të iniciuar në mënyrë jo shumë të saktë, dhe për të mos ju vënë ju përballë pacientit.Beqaj I ka kerkuar Urdherit të nxie nje sistem informimi që kur konstatoni receta jo me shumë vend, me kontradikta mjekësore, të mund ti raportoni.Gjithcka sipas ministrit behet me qëllim lehtësimin dhe përmirësimin e shërbimit të mëtejshëm te pacientit.



