Moti i keq, trageti i linjës së Brindisit qëndron në det të hapur për të shmangur përplasjen me portin (VIDEO)

Moti i keq, trageti i linjës së Brindisit qëndron në det të hapur për të shmangur përplasjen me portin (VIDEO)

Për shkak të kushteve të rënduara hidro-meterologjike trageti i linjës me Brindisin ka dalë në Radë.

 

Ky traget po qëndron momentalisht në det të hapur pranë brigjeve të Vlorës, për të shmangur përplasjet me portin detar çka mund të shkaktojnë dëme materiale. 

 

Ndërkohë sipas informacioneve të deritanishme, trageti do të provojë të futet në kalatat e portit në orën 11:00 të mesditës.

 

Nëse nuk ia del, ai do të qëndrojë sërish në det të hapur. 

 

Ndërkohë për shkak të erës së fortë bregdetare me shpejtësi deri në 15 metër për sekond një pjesë e rërës së detit ka përfunduar në Lungomare.

 

 Rëra në bregdetin e shëtitores ka përfunduar në segmentin rrugor. Problem është bërë bllokimi i pusetave anësore rrugës nga rëra e bregdetit.

 

Për këtë arsye kanë ndërhyrë ekipet e bashkisë në pastrimin e tyre, për të shmangur përmbytje të mundshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy