Stacionet aktuale të urbaneve në qendër te kryeqytetit do të ndryshojnë në ditët në vijim për shkak të punimeve të Sheshit Skënderbej.
Bashkia e Tiranës do të publikojë së shpejti vendqëndrimet e reja të urbaneve, vendqëndrime të cilat do të diktohen nga punimet në shesh.
Punimet në Sheshin Skënderbej priten të nisin në muajin qershor të këtij viti.
Ndërkohë Bashkia Tiranë ka nisur dëgjesat publike në çdo njësi bashkiake, ku në varësi të diskutimeve me banorët, projektit fillestar mund t`i hiqen apo shtohen detaje të reja.



