Akrobatja Vitore Sallaku dhe njëherazi një nga themelueset e Cirkut Shqiptar është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare.
Nërmjet një postimi në rrjetin social, Facebook, ministrja e Kulturës, Elva Margariti shkruan se Sallaku do të mbetet një shkollë për brezat e rinj.
Një grua e rrallë, energjike, një artiste e talentuar, një nga themelueset e Cirkut shqiptar, u nda nga ne.
Akrobatja Vitore Sallaku ka lënë pas kaq shumë kujtime të bukura dhe u ka falur kaq shumë gëzim njerëzve, saqë largimi do të jetë vetëm fizik!
Ajo ishte dhe do të mbetet një shkollë për brezat e rinj.



