Vala e fortë përfshin vijën bregdetare të Orikumit, fenomeni i pazakontë tremb banorët (VIDEO)

Vala e fortë përfshin vijën bregdetare të Orikumit, fenomeni i pazakontë tremb banorët (VIDEO)

Vija bregdetare e Orikum është përballur pasditen e së martës me një fenomen të pazakontë, i cili ka çuditur dhe njëkohësisht ka trembur banorët e zonës.

 

Gjatë orëve të pasdites, një valë e fortë uji ka goditur bregun, duke depërtuar në zonat pranë vijës bregdetare.

 

Si pasojë e kësaj situate, disa objekte përgjatë bregdetit janë prekur drejtpërdrejt nga uji. Biznese të ndryshme, kryesisht bare dhe restorante sezonale, janë rrezikuar për përmbytje, ndërsa edhe disa banesa kanë rrezikuar.

 

Gjithashtu uji ka depërtuar gjithashtu në rrugën kryesore të zonës, në shëtitoren e Orikumit duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e banorëve.

 

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se fenomeni ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrore, konkretisht nga kombinimi i baticës me erërat e forta dhe detin me dallgë të larta. Këta faktorë kanë ndikuar në rritjen e nivelit të ujit, duke sjellë përmbytje të përkohshme në zonat më të ulëta të bregdetit.

 

Banorët shprehen të shqetësuar për përsëritjen e situatave të tilla, sidomos në një periudhë kur ndryshimet klimatike po ndikojnë gjithnjë e më shumë në intensitetin e fenomeneve natyrore. 

 

Ndërkohë edhe në Borsh deti është ngritur në nivele të larta. Deti i tërbuar dhe me batica ka qenë gjatë gjithë ditës madje edhe tani në mbrëmje edhe në Borsh. Konkretisht mbrëmjen e sotme deti Shkallë të Borshit në lagjen e quajtur turistike për shkak të hoteleve të shumta që janë ngritur këtu batica e detit ka nxjerrë ujin jashtë duke arritur deri tek hotelet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy