Manastirliu uron studentët dhe pedagogët për vitin e ri akademik: Dija, çelësi që i bën ëndrrat realitet

Manastirliu uron studentët dhe pedagogët për vitin e ri akademik: Dija, çelësi që i bën ëndrrat realitet

Në nisje të vitit të ri akademik, ministrja e Arsimit dhe Sportit Ogerta Manastirliu, u është drejtuar me një mesazh urimi studentëve dhe pedagogëve.

Sot nis një kapitull i ri në jetën e mbi 121 mijë studentëve në universitetet tona. Për mbi 20 mijë prej studentëve, ky është viti i parë.

Kalimi nga gjimnazi në universitet shoqërohet me kaq shumë ndryshime, nis një etapë e re e jetës.

Duhet kujtuar gjithmonë se dija është çelësi që i bën ëndrrat tuaja realitet, ndaj ky vit është fillim i ri.

Një rrugëtim me mundësi të pafundme nis sot për ju.

Përkushtojuni me energji, me kuriozitet, për të patur një të nesërme të ndritur, siç ne të gjithë, si prindër, si pedagogë i dëshirojmë për ju! Suksese të gjithëve.

Së bashku me ministren Manastirliu, kanë uruar bashkëmoshatarët e tyre edhe dy nxënëse të ekselencës që nisin sot universitetin, Anja Xifaj, e cila do të ndjekë studimet për arkitekturë dhe Airin Shestani, e cila do të ndjekë studimet për Inxhinieri Informatike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy