Temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë, parashikimi i motit sot

Temperaturat do të arrijnë deri në 35 gradë, parashikimi i motit sot

Territori shqiptar, vijon në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta e kalimtare gjatë orëve të paradites por pasditja sjell vranësira disi më të dukshme në territor.

Nuk priten reshje. Parashikohet që mbrëmja dhe nata të përmirësojnë motin duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët.

Sipas meteoalb, temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe mesditë duke regjistruar vlerën minimale në qytetin e Pukës 12°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Elbasanit 35°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgë 2 ballë.

Rajoni dhe Evropa

Mbetet me vranësira dhe mini-stuhi ere dhe breshëri Evropa Veriore, Lindore  si edhe pjesërisht rajoni i Balltikut.

Po ashtu, stuhitë tropikale do të përfshijnë Evropën Qendrore duke sjellë erëra të forta dhe shira intensivë ndërsa e gjithë pjesa tjetër e kontinentit Evropian do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të jenë dominante.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy