Miho: Projekti zhvillues në Zvërnec, në shkelje të ligjeve tona dhe akteve ndërkombëtare

Miho: Projekti zhvillues në Zvërnec, në shkelje të ligjeve tona dhe akteve ndërkombëtare

Profesori Aleko Miho e cilëson shkelje të Kushtetutës, ligjit për Zonat e Mbrojtura dhe akteve të tjera ndërkombëtare vënien në dispozicion të projekte zhvillimore të zonës së Zvërnecit. Në një postim në rrjetet sociale, Miho thekson rëndësinë e zonës për florën dhe faunën e pasur si dhe për monumentet e natyrës.  

 

Sqaroj KM (Qeveria Rama Ps) dhe gjithë palët se zona e rrethuar për zhvillim në Zvërnec nuk mund të jetë pronë private! 

 

E gjithë ajo hapësirë prej vitit viti 2005 është Peizazh i Mbrojtur (Kategoria V, sipas IUCN dhe ligjit shqiptar). Por vlerat natyrore janë shumë herë më tepër; ato sëbashku plotësojnë kërkesat e një Parku Kombëtar, apo me vlera ndërkombëtare të një zone Ramsar. Kjo zonë renditet si e rëndësishme për shpendët (IBA) nga BirdLife International (BLI, 2023), me kritere A1, A4i, A4iii, B1i (2000), e klasifikuar si shumë e kërcënuar. Zona është gjithashtu ndër më të rëndësishmet në vend për llojet bimore (IPA) (kodi A35). Zona është kandidate për rrjetin EUROPA 2000. 

 

Vendi i rrethuar prek direkt TRE Monumente Natyre: 1) Kodrat molasike të Zvërnecit, 2) Lagunën Limopuo fshehur mes këtyre kodrave, dhe 3) Dunat Nartës/Akërnisë më të ruajturat në gjithë Mesdheun (të treja të Kategorisë III të mbrojtjes; VKM/DCM 303/2019). 

 

Nuk mundet që gjithë këto hapësira me vlerë mbarëkombëtare, dhe ndërkombëtare, ligjërisht të mbrojtura, të jepen për zhvillim si pronë publike. Këtu shkelet rëndë Kushtetuta shqiptare, Ligji i ZM-ve, dhe shume akte ndërkombëtare. Arbitrarisht çdo gjë mund të ndodhë, si ka ndodhur dhe me aeroportin brenda kësaj zone, dhe gjetkë, por shpejt a vonë dikush duhet të japë llogari për këto masakra mjedisore. Asnjëherë nuk është vonë për vendimmarrjen, politikën, institucionet, investitorët të gjykojnë dhe veprojnë në zbatim të ligjit në favor të mbrojtjes dhe jo pushtimit me ndërtime të asaj që ka mbetur!

 

Si ekspertë vendas dhe të huaj kemi kohë që kemi folur apo shkruar, drejtuar Juve dhe gjithë institucioneve përgjegjëse në vend. Është e dhimbshme që askush nuk dëgjon, por vazhdohet verbërisht drejt një zhvillimi kuturu, me pasoja afatgjata! 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy