Mbyllja e shkollave në Elbasan/ Açka: Ku po shtegtojnë fëmijët e shkollave shqiptare

Mbyllja e shkollave në Elbasan/ Açka: Ku po shtegtojnë fëmijët e shkollave shqiptare

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka përmes një reagimi, shprehu sot shqetësimin se “në Elbasan po mbyllen shkollat e katër fshatrave, ndërsa në Universitetin e Elbasanit mbyllen shumë degë studimi”.

“E ndoqa me trishtim njoftimin e mbylljes së katër shkollave të fshatrave të Elbasanit: Shmil, Preçaj i poshtëm, Kryezjarrth dhe Gracen. Një pjesë e tyre tani janë foto të muzeve të ronitur a dokumentarëve të dikurshëm. Të paktët fëmijë, jo më shumë se dhjetë prej tyre, të fshatrave Kryezjarrth dhe Gracen, do t’iu duhet të bëjnë më shumë kilometra në fshatrat e afërta, ku ka ende shkolla në këmbë. Shkollat e tyre, nëse do të vazhdohet ky erozion i fshatrave shqiptare, do të kthehen së shpejti në stalla”, tha Açka.

Sipas saj, “një fat të përafërt ka edhe Universiteti i Elbasanit, që vitet e fundit iu mbyllën 13 degë dhe këtë vit në Degën e Gjuhë e Letërsi Shqipe janë regjistruar vetëm dy studentë, me shpresë se do të vijnë edhe të tjerë”.

“Kësisoj, tre vite më pas, Elbasani i Normales, i cili edukoi shqiptarinë për 100 vite paprerë e në të gjitha viset, do t’i dhurojë Shqipërisë vetëm dy të diplomuar në gjuhë e letërsi, ndoshta ndonjë adhurues i gjuhës a ndonjë shkrimtar i talentuar. Pa gjuhëtarë, pa historianë, pa shkrimtarë, pa mësimdhënës, pa edukatorë, por shkojmë në Evropë. Me tepri kemi vetëm infermierë e mjekë, të destinuar edhe ata për në Gjermani! Të paktën, të ishte ruajtur historia, të ishte ruajtur Normalja. Të paktën, të jetonim me të shkuarën”, tha Açka.

Açka, thotë në reagimin e saj se lidhur më këtë fakt, i ka bërë ftesë publike ministres së Arsimit, Evish Kushi.

“Kjo bjerrje e krenarisë së Elbasanit, do të kishte qenë një nga temat e bisedës në tentativë që kisha menduar kur i bëra ftesën publike gjatë fushatës, koleges sime, Evis Kushi, sepse Elbasani na dhemb të dyjave. Çfarë do të bëjmë për ta shpëtuar Elbasanin nga ky mallkim, që po ia fshin historinë e ndritur të edukimit, që po ia mbyll shkollat e sotme dhe po i shkakton erozionin e së nesërmes. Të paktën tani një gjë e kemi të sigurt: fotot e shkollave të braktisura”, tha ajo. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy