Singapori shënon 1,400 të infektuar me Covid-19 brenda një dite

Singapori shënon 1,400 të infektuar me Covid-19 brenda një dite

Singapori, një nga vendet më model në luftën kundër pandemisë Covid-19, brenda 24 orëve ka regjistruar 1,400 persona të infektuar.

Një numër shumë i lartë ky, nëse e konsiderojmë se rastet e konfirmuara me Covid-19, tani shkojnë në 8.014 të infektuar, nga të cilat 1,426 janë regjistruar vetëm ditën e fundit.

Ministria e Shëndetësisë deklaroi se rastet e reja kanë të bëjnë me infektimin në konviktet e punëtorëve të huaj nga vendet e tjera të Azisë dhe të angazhuar në sektorin e ndërtimit. Sidoqoftë, të dielën më 19 prill, 596 të infektuar u regjistruan në ishull.

Rasti i Singaporit, pra, tregon edhe një herë se sa e vështirë është të jesh në gjendje t’a përmbash virusin, madje edhe një nga vendet që ka treguar se di të veprojë më mirë se të tjerët.  

Edhe Koreja e Jugut, një vend tjetër ku përhapja e Covid-19 është zvogëluar, në javët e fundit janë regjistruar vatra të reja infeksioni, duke shënuar 163 persona të prekur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy