Një numër i lartë studentësh ekselentë edhe këtë vit kanë përzgjedhur mjekësinë për të vijuar studimet. Deri më tani nga 226 kuota që kjo degë ofron janë zënë 111 prej tyre, duke pakësuar mundësitë për maturantët që do të konkurojnë në fazën e dytë.
Por ka një lajm të mirë për të gjithë ata që synojnë degë si farmacia, stomatologjia dhe fizioterapia.
Zv. Rektorja e Universitet të Mjekësisë Sulea Këlliçi thotë për Tema Tv se numri i regjistrimit për këto degë ka qënë shumë i ulët.



