Covid i merr jetën pedagoges së Fakultetit të Shkencave Sociale, Kozeta Noti.
Ajo ndodhej prej disa ditësh në spital, por gjendja e saj shëndetësore është përkequar një ditë më parë.
Noti ndërroi jetë të mërkurën, duke u bërë pedagogia e dytë e Universitetit të Tiranës që ndahet nga jeta e infektuar me Covid-19.



