Rama me rektorët e universiteteve publike: Studentët tanë të mund të marrin diploma europiane në Shqipëri

Rama me rektorët e universiteteve publike: Studentët tanë të mund të marrin diploma europiane në Shqipëri

Qeveria shqiptare ka nisur sot konsultimin me rektorët e Universiteteve publike, me qëllim ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër, sic thotë kryeministri Rama.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë njofton se është dakordësuar për krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Rama nënvizon se do të punojnë ngushtësisht që ta kthejnë mandatin e tretë në fazën e një hopi të madh që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Do të punojmë ngushtësisht -sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri.#SkaKohëPërPushim”, shkruan Rama.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy