Anija me 49 emigrantë e nisur nga Italia, mbërrin mëngjesin e së martës në Shëngjin (VIDEO)

Anija me 49 emigrantë e nisur nga Italia, mbërrin mëngjesin e së martës në Shëngjin (VIDEO)

Në zbatim të marrëveshjes me Italinë, anija me 49 emigrantë është nisur nga brigjet e Lampeduzës ditën e djeshme dhe pritet të mbërrijë mëngjesin e së martës në Shëngjin.

Gazetari Juli Simoni nga Lezha raportoi për MCN Live, se kjo është dërgesa e tretë e emigrantëve nga autoritetet italiane dhe prova e tretë e qeverisë Meloni, për të parë nëse marrëveshja është gati.

Emigrantrët fillimisht do të zbarkojnë në qendrën pritëse të Shëngjinit ku do i nënshtrohen kontrollit mjekësor dhe më pas do të kalojnë në qendrat pritëse të Gjadrit.

Në zbatim të marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, anija e Marinës Ushtarake Italiane "Cassiopea" me 49 emigrantë në bord u nis të dielën drejt vendit tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy