Fiderat e Nënstacionit të Farkës janë djegur gjatë natës së lënë pas, duke lënë disa zona të Tiranës pa energji elektrike.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton se grupet e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes janë duke punuar për riparimin sa më të shpejtë të linjave të djegura.
Tre fiderat e parë janë vendosur herët në punë përmes skemës unazë, ndërsa për tre fiderat e tjerë jashtë pune janë angazhuar teknikët e avarive.
Aktualisht pa energji elektrike janë zonat pranë TEG- Mjull Bathore, Mullet, Daias dhe Rolling Hills.



