Organizohet “Festa e fërgesës” në Tiranë

Organizohet “Festa e fërgesës” në Tiranë

Në mjediset e Kalasë së Tiranës, për të katërtin vit radhazi, rikthehet “Festa e fërgesës” një festë e cila bën bashkë artizanë dhe restorante tradicionale, për të prezentuar ushqimet e tyre.

Festa lidhet me promovimin e një prej ushqimeve tradicionale të Tiranës që është “fërgesa” e cila përgatitet me speca dhe gjizë. 

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, në këtë solemnitet, tha se tek Kalaja e Tiranës është krijuar një ekosistem ku bëhet art, gatuhet, mbahet tradita shqiptare dhe ku gëlon jeta nga vendas dhe turistë.

Veliaj informoi se Kalaja e Tiranës do të zgjerohet, duke i shtuar një tjetër hapësirë.

“Muret e Kalasë janë ruajtur në të dyja anët, ka jetë, ka ekonomi, punësohen dhe paguhen njerëz, vijnë turistë. Qyteti ka vlerë kur jetohet, jo kur myket për nostalgji. I kemi dhënë jetë kësaj hapësire, ndaj më vjen mirë që qeveria sapo ka miratuar edhe vendimin për t’u zgjeruar, të kemi edhe hapësirën tjetër të Kalasë, edhe shtëpinë e Libohovitëve, edhe shtëpinë e Sarajeve, për t’u siguruar që çfarë është trashëgimi e Tiranës të shijohet sa më shumë nga njerëzit”, nënvizoi Veliaj.

Mbështetja e bizneseve të vogla dhe e artizanëve, përmes panaireve dhe eventeve të vazhdueshme, është cilësuar si një nga prioritetet e Bashkisë së Tiranës, duke i dhënë nxitje ekonomisë lokale, por dhe ruajtjes e promovimit të identitetit të kryeqytetit dhe njohjes së tij nga vizitorët e huaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy