
Avokatja e popullit Erinda Ballanca ka reaguar në lidhje me episodin e ndodhur ditën e sotme në Sheshin Skënderbej ku disa aktivistë të shoqërisë civile janë shoqëruar forcërisht nga focat e policisë pasi kishin dalë për të protestuar.
Shqipëria është në gjendje të fatkeqësisë natyrore dhe tubimet aktualisht janë të ndaluara, por megjithatë pamjet e policëve që tërhiqnin qytetarët me forcë për t’i futur në makinë sollën edhe reagimin e politikës dhe aktorëve civilë.
Ballanca sjell në vëmendje një vendim të Gjykatës Kushtetuese në Gjermani, e cila u shpreh për një rast të ngjashëm.
“Një përgjigje e Gjykatës Kushtetuese në Gjermani në lidhje me çështjen e ushtrimit të së drejtës së protestës edhe në kohën e Pandemisë Covid 19. Të drejtat mund të kufizohen proporcionalisht po jo të asgjësohen! Ushtrim i i tyre duhet të jetë i përgjegjshëm e çdokush të jetë i ndërgjegjshëm të ketë kujdës që me veprimet e tij të të mos rrezikohet e drejta e jetës së individëve!”, shkruan Ballanca.
Gjermania i ka ndaluar gjithashtu tubimet por një grup protestuesish në Gisen e çuan çështjen e tyrenë Gjykatën Kushtetuese pasi dy gjykatat e niveleve të tjera ua ndaluan lejen e protestës.
Kushtetuesja u dha të drejtë atyre duke cilësuar se e drejta e tubimit mund të ushtrohej për sa kohë mbahej distancimi i sigurt social.
Gjykata Kushtetuese në Shqipëri nuk funskionon prej më shumë se një viti dhe interpretimi i saj do të ishte kyç për çështje të tilla.
Deri në vënien e saj në funksion, nuk na mbetet tjetër veçse t'u referohemi rasteve të ngjashme në botë.



