Si do jetë moti javën e ardhshme/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Si do jetë moti javën e ardhshme/ Parashikimi nga e hëna në të premte

Vendi ynë për javën e ardhshme parashikohet të jetë në ndikimin e motit të ngrohtë, falë erërave jugore.

Përgjithësisht, do të mbizotërojë mot me kthjellime e vranësira të cilat hera herës në veriperëndim dhe bregdet do të marrin karakter deri të dendur.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se gjatë këtyre ditëve, do të ketë reshje të përkohshme në intensitet të ulët kryesisht në veriperëndim e bregdet.

Në lugina gjatë orëve të mëngjesit, nuk do të mungojë mjegulla e dendur.

Era do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e mesatare në bregdet. Valëzimi në dete i forcës 2 dhe 3 ballë.

Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rritjen e tyre, e cila do të jetë më e ndjeshme në zonat bregdetare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy