Klosi në Korçë: Trefishohet numri i kërkesave për shkollat profesionale

Klosi në Korçë: Trefishohet numri i kërkesave për shkollat profesionale

Numri i nxënësve të cilët duan të ndjekin arsimin profesional është trefishuar në krahasim me një vit më parë. Kështu ka deklaruar Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Blendi Klosi ndërsa ishte për inspektim në shkollën profesionale “Isuf Gjata” në qytetit Juglindor. Pasi ka parë nga afër procesin e regjistrimeve në këtë shkollë Klosi tha “kemi trefish mbi kapacitetin, kërkesa për arsim profesional. Jemi përballur më fluks të papërballueshëm ne shume shkolla profesionale. Qytetaret e kane kuptuar se arsimi profesional te punëson. Mbi 40 mije vende te lira pune ne vend”. Sipas Ministrit këto shifra janë kundërshtuar nga disa politikanë por ai është shprehur i gatshëm që ti tregojë ato vende një për një.

“Vendet e punës janë aty. Nuk ka asnjë biznes sot, nga qindra qe kemi kontaktuar qe nuk kërkojnë punonjës. Kush kundërshton këto shifra, të gatshëm te tregojmë një nga një te gjitha vendet e lira te punës. Por duhet formimi sipas kërkesave te tregut. Qytetaret e kane kuptuar ketë ndaj kemi ketë vit fluks kërkesash për arsimin profesional-u shpreh Klosi.

Ndërkohë sipas ministrit, fluksi i madh i nxënësve që kërkojnë arsimin profesional i ka bërë ata që të ndryshojnë politikat e investimeve. Ai tha se do zgjerohen te gjitha shkollat me klasa.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy