Në shpëtim të jetëve/ Kush është Profesor Doktor Arben Zenelaj

Në shpëtim të jetëve/ Kush është Profesor Doktor Arben Zenelaj

Shërbimi i mjekut është një rrugëtim nga lindja deri në vdekje për jetën e njeriut. Por shpesh sakrificat shërbimi i tyre shpërblehet me vijimin e jetës së një pacienti e nuk mungonojnë rastet e fataliteteve. Në emisionin "FactCheck" Profesor Doktor Arben Zenelaj ndan rrëfimin e tij nga salla ku çdo sekondë luftohet për të shpëtuar jetë.

Është një nga emrat më të spikatur të mjekësisë shqiptare: me titullin Profesor Doktor. Arben Zenelaj, një profesionist me përvojë mbi tre dekada në fushën e kirurgjisë vaskulare dhe të traumës e po ashtu me mantelin e mjekut nën betimin e Hipokratit.

I diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë në Tiranë në fillim të viteve ‘90-të, Dr. Zenelaj nuk ka ndaluar së thelluari dijet e tij. Ai ka kryer një sërë specializimesh jashtë vendit, nga Athina në Londër, Maastricht, Marsejë dhe Mynih, duke ndjekur trajnime të avancuara në kirurgji vaskulare, teknika moderne endovaskulare dhe trajtimin e traumave komplekse.

Karriera e tij profesionale përfshin pozicione kyçe në disa prej spitaleve më të rëndësishme të vendit, si Spitali Ushtarak, Spitali Universitar i Traumës dhe Spitali Amerikan në Tiranë. Nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka mbajtur postin e drejtorit të Spitalit Universitar të Traumës, ndërsa aktualisht drejton shërbimin e kirurgjisë vaskulare dhe të këmbës diabetike në të njëjtin institucion.

Në planin akademik, Dr. Zenelaj është profesor i asoociuar, lektor në Fakultetin e Mjekësisë dhe autor i dhjetëra punimeve shkencore të botuara në revista prestigjioze ndërkombëtare. Ai është anëtar me të drejta të plota i shoqatave më të njohura evropiane në fushën e kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, si dhe pjesë e paneleve të rëndësishme mjekësore dhe shkencore në Shqipëri dhe jashtë saj.

Përkushtimi i tij ndaj pacientëve dhe pasioni për shkencën mjekësore e bëjnë Dr. Arben Zenelajn një model profesionalizmi dhe një figurë kyçe në shëndetësinë shqiptare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy