OBSH në një raport të fundit deklaron se Shqipëria dhe jo vetëm rrezikon të ketë mungesë të theksuar të mjekëve dhe infermierëve, kjo për shkak të emigrimit. Në një lidhje me studion e lajmeve, mjeku Leidon Shapo tha se emigrimi i mjekëve është një fenomen që ka prekur pothuajse të gjithë Europën.
Nuk ndodh vetëm në Shqipëri. Aty kemi parë trendë që kanë marrë përpjestime të larta. Është një fenomen që e shikojmë në Britani, në Europë, ku ka një vend të veçantë. Është e rëndësishme të kuptohet që një pjesë e motivimit mbetet e njëjtë.
Është prishur balanca mjekë të trajnuar brenda, që ikin në Australi, Kanada dhe Zelandë3n e Re. ikin edhe mjekët gjermanë. Shkojnë në drejtim të Zvicrës dhe Austrisë. Nuk duhet nënvlerësuar fakti që një pjesë e mjekëve ndihen të nënvlerësuar dhe të lodhur.
Kënaqësia në punë është element i rëndësishëm. Mjekët zgjedhin të punojnë në vende të tjera.
Lidhur me ligjin për studentët e mjekësisë, Shapo tha se ka rrezikun për të krijuar pabarazia në sistem. Ndaj për të shmangur këtë, duhen hartuar edhe politika incentivuese.
Duhet të kemi kujdes kur aplikojmë të tilla paketa sepse krijohen pabarazi brenda sistemit. Bëhet fjalë për mijëra studentë që e kanë mendjen të ikin. Kjo me politika zbutëse duhet të rregullohet. Po të shikojmë kemi QSUT-ja dhe Spitali Rajonal? Këto na kanë ngelur si qendra të mëdha dhe askush nuk do të donte të shkonte përtej tyre. Edhe atyre që na ikin duhet t’u krijojmë mundësira të shumëllojshme.
Kur e bëjnë gjermanët dhe britanikët... Janë parë problematika të ngjashme me Shqipërinë.



