Kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook ka publikuar pamjet nga qendra e re e kardiokirurgjisë në Spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”.
Sipas tij, ky është një investim i qeverisë për të zgjeruar mundësinë e kryerjes së ndërhyrjeve të vështira në zemër, falas për rreth 400 pacientë në vit.
“Pandemia nuk e ka ndalur punën për transformimin e infrastrukturës shëndetësore”, shkruan kryeministri.



