
Eksperti i bujqësisë Eduart Sharka tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se dëmet në bujqësi janë të mëdha, edhe pse nuk ka rënë një sasi shumë e madhe shiu. Sipas Sharkës kjo vjen për shkak se investimet e bëra për të shmangur situata të tilla nuk janë kryer si duhet dhe ka abuzime.
Më tej eksperti tha se ende nuk është rregulluar ligjërisht dëmshpërblimi i fermerëve, dhe kjo situatë bën që ata të largohen nga bujqësia.
Mbulimi i parcelave me ujë shkakton dëme tek cikli i bimëve edhe po ndenji 3 ditë.
Dëmet janë të konsiderueshme. Nuk është sasi shiu e jashtëzakonshme.
Kjo situatë nxjerrë zbuluar investimet e bëra për të shmangur përmbytjen e tokave. Janë hedhur miliona euro në diga dhe vepra të tjera që duhet të funksiononin për të shmangur dëmet. Kjo tregon që janë punë që nuk janë bërë si duhet dhe ka abuzime. Kudo ku ka një investim ka një aferë. Jemi në rastin që fenomenet natyrore të nxjerrin të palarat, dhe dobësitë e punëve të pakryera. Kemi të parregulluar ligjërisht kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Një nga arsyet pse largohen fermerët nga bujqësia është moskompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.
Ka shumë parcela të përmbytura. Në Lushnje ka shumë lakër që ka mbetur stok, dhe uji në parcela e dëmton. Është prodhim gati dhe ia merr fermerit nga duart. Ka shumë parcela të mbuluara nga uji dhe dëmi mund të jetë i konsiderueshëm.



