Boris Johnson bëhet baba

Boris Johnson bëhet baba

Kryeministri Boris Johnson dhe e fejuara e tij Carrie Symonds kanë njoftuar lindjen e djalit të tyre.

Një zëdhënëse e kryeministrit tha se fëmija është djalë dhe si foshnja edhe nëna gëzojnë shëndet të plotë.

Z. Johnson thuhet se ka qenë pranë saj gjatë lindjes.

"Kryeministri dhe Znj.Symonds dëshirojnë të falënderojnë ekipin fantastik të maternitetit NHS në Londër," shtoi zëdhënësja.

Symonds është rikthyer duke jetuar me Johnson, pasi ajo më parë ishte izoluar në Camberwell, me qenin e çiftit, pasi vuante nga simptomat e koronavirusit.

Çifti njoftoi në mars se ishin fejuar dhe po prisnin një fëmijë.

Johnson ka edhe katër fëmijë të tjerë me ish partneret e tjera.

Lajmi befasoi britanikët, pasi Carrie Symonds pritej të lindte gjatë verës, megjithëse asnjë datë fikse nuk ishte konfirmuar.

Kujtojmë se kryeministri britanik disa ditë më parë doli nga spitali ku qëndronte i intubuar për shkak të infektimit nga Covid-19.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy