Covid/ 965 raste të reja dhe dy humbje jete

Covid/ 965 raste të reja dhe dy humbje jete

Në 24 orët e fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë dy persona si pasojë e Covid-19 dhe janë identifikuar si të infektuar rishtas 965 të tjerë. Shifra del nga 1984 testime të kryera në të gjithë vendin. Shpërndarja e rasteve të reja është si më poshtë:  
412 në Tiranë, 89 në Fier, 81 në Durrës, 39 në Vlorë, 33 në Lushnje, 32 në Kavajë, 27 në Shkodër, 26 në Berat, 20 në Sarandë, 18 në Kamëz, nga 17 qytetarë në Divjakë, Dimal, 16 në Himarë, 13 në Vorë, nga 11 qytetarë në Lezhë, Krujë, nga 10 qytetarë në Gjirokastër, Tepelenë, 9 në Gramsh, 8 në Vau i Dejës, nga 7 qytetarë në Kurbin, Patos, nga 6 qytetarë në Tropojë, Mallakastër, Korçë, 4 në Përmet, nga 3 qytetarë në Malësi e Madhe, Shijak, Roskovec, Delvinë, Skrapar, Poliçan, nga 2 qytetarë në Fushë Arrëz, Selenicë, Libohovë, nga 1 qytetar në Pukë, Kukës, Has, Rrogozhinë, Dibër, Finiq.

Aktualisht, në të gjithë vendin janë 9 810 qytetarë aktivë me Covid19. Në spitalin COVID3 po marrin trajtim 30 pacientë. Viktimat janë një qytetare nga Durrësi 86 vjeçe, një qytetare nga Tirana 91 vjeçe.

Janë shëruar 843 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 291,553 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (24 Korrik 2022)
Raste të reja ditore 965
Të shëruar në 24 orë 843
Të shtruar në spitale 30
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 1984

Testime totale 1,902,429

Raste pozitive 304,890
Raste të shëruara 291,553
Raste Aktive 9,810
Humbje jete 3,527

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy