BE ndihmon me 150 pako ushqimore familjet në nevojë në Elbasan dhe Gramsh

BE ndihmon me 150 pako ushqimore familjet në nevojë në Elbasan dhe Gramsh

Në kuadër të situatës së pandemisë së koronavirusit në Shqipëri, janë mbështetur falë një pjese të fondeve IPA, disa familjeve në nevojë në dy qytetet, Elbasan dhe Gramsh. 150 pako me ndihmë ushqimore u dorëzuan sot për familjet në nevojë në bashkitë Elbasan dhe Gramsh.

Ministri në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj,  bëri me dije se sot, së bashku me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri,  Luigi Soreca, me kryetarin e bashkisë Elbasan, Gledian Llatja dhe kryetarin e bashkisë Gramsh,  Klodian Taçe, mbyllën përgatitjet për mbështetjen e disa familjeve në nevojë në dy qytetet, Elbasan dhe Gramsh.

Kryediplomati Cakaj informoi se kjo mbështetje vjen nga drejtimi i një pjese të fondeve IPA në procesin e lehtësimit të pasojave ekonomike dhe shoqërore, nën kushtet e pandemisë COVID-19.

Në përfundim të reagimit të tij, Cakaj shprehu mirënjohjen ndaj BE-së për mbështetjen në tejkalimin e pandemisë dhe ndihmën në lehtësimin e pasojave të saj.

Ndërsa ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca tha se, “ndihmat u mundësuan në kuadër të programit IPA në Shqipëri dhe CBC në Maqedoninë e Veriut për të ndihmuar urgjentisht individë apo grupe të cenueshme dhe të margjinalizuara në të dy vendet”.

“Sot së bashku me ministrin në detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj i dorëzuam 150 pako ndihmë ushqimore bashkive Elbasan dhe Gramsh”, u shpreh Soreca.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy