Mosarsimimi i komunitetit rom/ Rakipi: Problem martesat në moshë të hershme, dhe kërkimi i azilit

Mosarsimimi i komunitetit rom/ Rakipi: Problem martesat në moshë të hershme, dhe kërkimi i azilit

Dita e djeshme 8 prilli njihet ndryshe si dita ndërkombëtare e komunitetit rom. Raxhi Rakipi, mësues i gjuhës rome, duke folur në “Mcn Informacion” tha që një problem është edukimi, dhe braktisja e shkollave nga fëmijët rom.

Rakipi tha se pas përfaqësimit të komunitetit rom në këshilla bashkiakë, tashmë synohet përfaqësimi në deputet, ku kemi një candidate në zgjedhjet e 11 majit, Ina Majkon. 

“Problematikat janë të ndryshme në fusha të ndryshme. Në edukim pakica rome has vështirësi, edhe pse mbështetja nga MAS dhe zyrat vendore arsimore s’mungon. Kemi braktisje të shkollave nga fëmijët rom. Përfaqësimi rom ka nisur në nivel lokal, kemi patur anëtar të këshillave bashkiak në bashki të ndryshme, tashmë kërkojmë të kalojmë në një tjetër nivel përfaqësimi. Iva Majko po kandidon për deputete për të përfaqësuar romët në Parlament. Paragjykimet s’mund t’i zhdukim, por t’i minimizojmë duke treguar shembuj pozitivë. Ka pasur një rast në Korçë, por çështja ka vajtur në Gjykatën e Strasburgut. Në Shkollat ku unë jap mësim s’ka pasur asnjë lloj ndasie. Premtimet për asfaltimin e rrugëve për komunitetin rom, dhe komunitete të tjera, s’janë mbajtur në Elbasan”. 

I pyetur përse nuk vazhdojnë arsimin fëmijët e komunitetit rom, Rakipi sheh si problematikë martesat në moshë të hershme si dhe kërkimi i azilit në vende të tjera. 

Kanë qenë 60 fëmijë në shkollën ku mësohet gjuha rome. Këtë vit kemi 40 fëmijë që frekuentojnë klasën. Jam vetëm 4 orë mësimore, janë shumë pak. Ata dinë ta flasin, por s’dinë ta shkruajnë dhe lexojnë. Një nga arsyet kryesore është tema e martesa të hershme, një mentalitet i ngulitur thellë në mendjen e komunitetin, dhe duke qenë se shumica e fëmijëve romë s’janë të arsimuar, s’e shohin arsimin si të rëndësishëm. Kërkimi i azilit në vende të tjera bën që fëmijët të braktisin arsimin. Duhet një punësim më i sigurt për prindërit sesa puna informale që ata bëjnë”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy