Vetëvrasjet tek të rinjtë/ Pano: Një nga problemet kryesore kriza e identitetit, bëjnë jetë pa qëllim

Vetëvrasjet tek të rinjtë/ Pano: Një nga problemet kryesore kriza e identitetit, bëjnë jetë pa qëllim

Pastori i kishës ungjillore Akil Pano për 6 vetëvrasje të rinjsh në katër ditë, në Korçë dhe Tiranë ngre shqetësim për shkak të mos menaxhimit të situatave dëshpëruese.

Nga studio e “MCN Live” ai deklaroi se vdekja është traumatike për psiqikën njerëzore, për njerëzit që lë pas. 

Pastori deklaroi se një nga problemet kryesore që sheh tek të rinjtë është kriza e identitetit, të cilët kanë problem të gjejnë qëllimin ekzistencial të qenies së tyre.

Çështja e vetëvrasjes ka një rëndesë më të madhe, se ka një sërë problematikash që ngelen pas ngjarjes. 

Për shkak të mos menaxhimit të depresionit, krizave sociale ekonomike, mos menaxhimit të një divorci, bullizimit tek të rinjtë apo përdorimi i lëndëve psikotrope na çojnë drejt vetëvrasjes. Këta njerëz e shohin fundin si një çlirim. 

Ndërkohë që familjarët duhet të përballen me traumën e madhe të vetëvrasjes së të dashurit të tyre, mbase gjatë gjithë jetës tokësore. Njerëzit e mbetur në familje, do të merren me shërimin e brendshëm. Duke pyetur përse, si mund ta kishim shpëtuar? 

Vetëvrasja është një nga fenomenet më traumatike. I ndjeri është i larguar nga jeta tokësore, por familja pas, dhimbjen, pyetjen, misterin, dilemat për vijimin e jetës, është një hije që mbetet pas nëse ka fëmijë, i ndikon tek shtyllat për vijimin e identitetit të tij. 

Janë rreth 56 mijë persona në vit që kryejnë vetëvrasje në Europë. Mungesa e pranisë së prindërve në jetën emocionale dhe shpirtërore të fëmijëve luan rol thelbësor. 

Presioni social është një nga faktorët kryesor, shpirti i konkurrencës, gara e madhe për kamjen, pasurimin. 

Një aspekt tjetër është dhe presioni akademik, ku mjaft të rinj nuk komportohen mirë me kërkesat akademike, presionet, detyrat. 

Një divorc traumatik i prindërve, apo një problem tjetër sjell destabilitet emocional. 

Një nga problemet kryesore që shoh tek të rinjtë është kriza e identitetit. Të rinjve tanë iu mungojnë kauza të ndryshme dhe kanë problem të gjejnë qëllimin ekzistencial të qenies së tyre.

Duke qenë se bëjnë një jetë pa qëllim, pasi bëjnë detyrat e ditës, pjesën më të madhe ose e kalojnë në rrjetet sociale ose në kafe. 

Mendoj se dhe figurat motivuese luajnë rol themelor tek të rinjtë, të cilët përcjellin erozion vlerash. 

Sipas raporteve mbi vetëvrasjen, janë më shumë burrat nga 45-65 vjeç që kryejnë vetëvrasje. Burri duhet të jetojë në vetëmohim se duhet të mbajnë familjen, fëmijët. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy