Manastirliu: 8 kopshte private pa licencë. Masa nga gjobë, deri në pezullim aktiviteti

Manastirliu: 8 kopshte private pa licencë. Masa nga gjobë, deri në pezullim aktiviteti

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu në një komunikim për mediat ditën e sotme pas thyerjes së këmbës së vogëlushes 3-vjeçare në kopshtin privat të palicencuar “Stinët”, njoftoi ngritjen e grupeve të posaçme për kontrollin.

Manastirliu bëri të ditur se ministria ka ngritur një task force për verifikimin dhe plotësimin e standardeve në të gjitha bashkitë e vendit.

Nga kontrollet e këtyre ditëve, 90 kopshte jo publike janë inspektuar. 67 kopshte ushtrojnë veprimtarinë në përputhje me ligjislacionin.

8 kopshte jo publike, nuk kanë aplikuar për licencim dhe dy prej tyre ju është refuzuar licencimi.

Do merren masa ndaj tyre dhe do të kryhen të gjitha inspektimet dhe në përfundim do të merren masa me gjobë dhe pezullim aktiviteti.

Nisur nga problematikat, MASH ka publikuar në faqen e saj kopshtet që janë të licencuara dhe lista është në përditësim.

Subjektet që kërkojnë të ushtrojnë veprimtarinë “kopsht” duhet të marrin masat për ushtrimin e kësaj veprimtarie.

Në rast të mosplotësimit të dokumentacionit, do të ketë ndërprerje të menjëhershme të veprimtarisë.

Do të ketë zero tolerancë ndaj çdo fenomeni që dëmton fëmijën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy