Manastirliu: Investime të reja në 10 shkolla në Tiranë, 40 në të gjithë vendin

Manastirliu: Investime të reja në 10 shkolla në Tiranë, 40 në të gjithë vendin

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, morën pjesë në ceremoninë e përurimit të shkollës 9-vjeçare “Emin Duraku” në Tiranë.

Manastirliu, foli për rëndësinë e investimeve në arsim, duke theksuar se çdo investim rikthen shumëfish vlerën në edukimin e brezave të rinj.

Drupal Ad

Ky projekt ka qenë kompleks dhe i vështirë për t’u realizuar, por rezultati është një shkollë me laboratorë, hapësira për artin dhe zejet, si dhe një palestër të re, të gjitha të ndërtuara me standardet më të larta. 

Ministrja shpjegoi se ky është vetëm fillimi, pasi programi i qeverisë ka në fokus të saj përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Ne jemi të fokusuar në përmirësimin e infrastrukturës shkollore dhe synojmë që këtë vit të finalizohen rreth 100 objekte arsimore dhe terrene sportive, dhe hapim kantiere për 40 shkolla të reja, të cilat mbështeten nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, me fondet e qeverisë shqiptare.

Qëllimi është që të gjitha shkollat të funksionojnë vetëm në oraret e paradites, duke shërbyer pasdite për programe jashtëshkollore. Ndërkohë jemi duke vlerësuar një program specifik për shkolla verore duke filluar nga viti 2025,”.

Kryebashkiaku Veliaj, theksoi rëndësinë e këtij projekti për qytetin dhe njoftoi nisjen e një investimit tjetër me 10 shkolla të reja në zonat periferike të Tiranës, kryesisht në zonën e Astirit, Liqenit të Thatë, Shkozës, për të zgjidhur çështjen e arsimit në Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy