20 kuzhinier nga Lezha bëhen bashkë për të ndihmuar qendrën “Rozalba” dhe familjet në nevojë

20 kuzhinier nga Lezha bëhen bashkë për të ndihmuar qendrën “Rozalba” dhe familjet në nevojë

20 shefa të njohur kuzhine në Lezhë u bënë bashkë në një mision të veçante dhe human në mbështetje të qendrës rezidenciale "Rozalba", ku strehohen vajzat e mitura që kanë mbetur jetime apo kanë rënë pre e dhunës.

Me mbështetjen e “Rotary Club of Lezha”, për të dytin vit radhazi kuzhinieret organizuan një mbrëmje bamirësie, ku u mblodhën rreth 10 mijë euro. 

Të ardhurat do të shkojnë për 22 vajzat e qendrës “Rozalba” si dhe për 300 familje në nevojë të cilët do të mbështeten me pako ushqimore për festat e fundvitit.

Drupal Ad

Ftesës për të kontribuar iu përgjigjen dhjetëra qytetarë, përfaqësues institucionesh dhe të biznesit, ndërsa kjo iniciative synohet të kthehet në traditë të përvitshme në Lezhë.

Drejtuesja e "Rozalba"-s moter Alma Zogu thotë se këtë vit kjo qendër ka pritur edhe tetë raste të reja dhe falë mbështetjen përmes donacioneve po funksionon më së miri.

Qendra rezidenciale "Rozalba" ndodhet në fshatin Gjadër të Lezhës dhe është ngritur nëntë vite më parë nga Kisha Katolike, për ti ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy