Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Manastirliu: Gati brenda vitit 2026

Godinë e re për Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Manastirliu: Gati brenda vitit 2026

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu inspektoi projektin e ndërtimit të godinës së Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Fakultetit të Arkitekturës dhe Urbanistikës, në bashkëpunim me Universitetin Politeknik i Tiranës.

Manastirliu, e cila pa nga afër ecurinë e zbatimit të këtij projekti, theksoi rëndësinë e tij si një hap të rëndësishëm për të avancuar standardet e arsimit të lartë në Shqipëri dhe për të ofruar mundësi më të mira për studentët.

Fakultetit të Arkitekturës dhe atij të Ndërtimit, brenda vitit 2026 do të kenë shtëpinë e tyre të re që është pikërisht Korpusi i Universiteteve të Inxhinierisë së Ndërtimit dhe Arkitekturës që do të jetë me parametra evropianë, një tjetër xhevahir që i shtohet kolanës së investimeve në arsimin e lartë ku ne jemi duke ecur me ritme të shpejta.

Vetëm për vitin 2024 buxheti që i dedikohet infrastrukturës së arsimit të lartë është 1.5 miliard lekë. Ky është një buxhet i cili synon që të optimizojë standardet e edukimit për arsimin e lartë.

Ministrja tha gjithashtu se, bashkë me investimet në arsimin e lartë prioritet është dhe bashkëpunimi mes universiteteve dhe pushtetit vendor duke hapur rrugën për realizimin e projekteve të përbashkëta që synojnë të përfitojnë komunitetet në të gjithë vendin.

Ministrja u  ndal edhe te rëndësia e vazhdimit dhe thellimit të marrëdhënieve me universitetet prestigjioze evropiane, duke nxitur zhvillimin e programeve të përbashkëta që do të sjellin standarde më të larta dhe do të rrisin interesin e të rinjve për të studiuar në Shqipëri.

Kjo, sipas Manastirliut, pritet të ofrojë një mbështetje të re për universitetet shqiptare, duke i bërë ato më të afërta me dimensionin evropian të cilin synojnë të arrijnë, dhe duke rritur investimet si në infrastrukturë ashtu edhe në burimet njerëzore, për të përballuar sfidat e sotme dhe të ardhmes në një botë gjithnjë e më të globalizuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy