Vdekja e 13 vjeçares, Ministria e Shëndetësisë reagon për fëmijët e tjerë: Nuk ka shenja fruthi

Vdekja e 13 vjeçares, Ministria e Shëndetësisë reagon për fëmijët e tjerë: Nuk ka shenja fruthi

Një 13-vjeçare ka ndërruar jetë në shtëpi mëngjesin e sotëm në fshatin Berishe i Eperm në Fushë-Arrëz të Pukës. Familjarët kanë lajmëruar sot mjekun e qendrës shëndetësore Berishe, pasi 13-vjecarja kishte ndërruar jetë në shtepi.

Ndërsa tre femijët e tjerë të së njejtës familje, përkatësisht 11, 16 dhe 17 vjeç u transportuan me helikopter drejt QSUT mesditën e sotme. Gjendja e tyre paraqitet e qetë dhe po trajtohen në pediatri dhe në spitalin infektiv në QSUT. 

Sipas mjekëve të QSUT, nuk ka shenja klinike për fruth por aktualisht po kryhen të gjitha analizat për të vërtetuar diagnozën. Ndërkohë Ministria e Shendetësisë ka ngritur një grup pune për verifikimin e shkakut të vdekjes së 13-vjeçares në Fushë-Arrëz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy