Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes nxjerr raportin ditor: Katër vatra aktive

Situata e zjarreve/ Ministria e Mbrojtjes nxjerr raportin ditor: Katër vatra aktive

Ministria e Mbrojtjes raporton lidhur me situatën e zjarreve në vend në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 21 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 17 vatra zjarri dhe janë aktive 4 vatra zjarri.

Pas një pune të pandërprerë të forcave operacionale në terren u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e vatrave në fshati Pecë, bashkia Finiq; në lagjen nr. 1 të qytetit Sarandë; fshati Rromës dhe fshati Drashovicë, bashkia Selenicë; fshati Ruzhdie, bashkia Patos; fshati Daullas, bashkia Fier; fshati Balshaj, bashkia Malësi e Madhe; fshati Rrapë, bashkia Pukë; fshati Gjoricë, bashkia Bulqizë; fshati Qerret dhe Fshati Luz i Vogël, bashkia Kavajë; fshati Picar dhe në lagjen Kodër-Vorë bashkia Vorël; fshati Façesh dhe Fshati Vilëz, bashkia Tiranë; në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, bashkia Durrës dhe në fshatin Metallë, bashkia Shijak.

Në aksionet për shuarjen e flakëve gjatë 24 orëve të fundit janë angazhuar 358 efektivë të forcave zjarrfikës, Forca të Armatosura, forca bashkiake, forca policore, punonjës të Administratës së Zonave të Mbrojtura, shërbimi pyjor, forca vullnetare, 28 mjete zjarrfikëse dhe 1 helikopter Cougar i cili ka operuar në bashkinë Finiq.

Aktualisht janë aktive vatrat në fshatin Postribë, bashkia Shkodër, ku në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nën drejtimin e bashkisë Shkodër e mbështetur me 60 forca nga FA.

Në vendin e quajtur “Liqeni i Zi”, bashkia Mat, ky zjarr ka filluar ne mesditën e djeshme në Parkun Kombëtar të “Qafë Shtamës”, gjatë ditës së djeshme nuk u bë e mundur izolimi i kësaj vatre, dhe në orët e para të mëngjesit ka filluar operacioni nga bashkia Mat e mbështetur nga efektive të Forcave të Armatosura dhe nga ajri me helikopter Cougar të Ministrisë së Mbrojtje.

Fshati Dragobi, bashkia Tropojë, zjarri ka rënë në një sipërfaqe me pyll ahu, po punohet nga bashkia dhe AdZM për fikjen e saj.

Fshati Shetaj, bashkia Durrës, kemi riaktivizim të vatrës së shuar ditë më parë, në terren po punojnë forcat zjarrfikëse të mbështetur me 20 efektivë të FA.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy