Java e ardhshme pritet të rikthejë në shkolla nxënësit e sistemit parauniversitar.
Burimet i thanë MCN TV se sistemi arsimor pritet t’i rikthehet skenarit 1, pra mësim me dy turne në shkolla me masat prandaluese si distancimi fizik dhe maskat.
Rikthimi i mësimit në shkolla dhe shmangia e mësimit online pritet të bëhet i ditur nga Komiteti i Ekspertëve në orët në vijim.
Ky ndryshim vjen pas një rënieje të lehtë të numrit të rasteve të reja me Cvoid-19 dhe nisjes së procesit të vaksinimit për personelin shëndetësor.



