
Reshjet e shiut dhe era e fortë gjatë orëve të para të mëngjesit ka dëmtuar kabinat dhe tendat e artizanëve në qendër të Shkodrës. Thuajse të gjitha tendat e vendosura nga Bashkia Shkodër janë thyer.
Gazetarja Bendis Druni në një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se Kopliku po përballet me përmbytje në qendër dhe lagje të ndryshme.
Në Qafë Thorë ka reshje dëbore, por deri më tani nuk janë raportuar problematika.
Në Vermosh dhe Lëpushë ka mungesë të energjisë elektrike si dhe rrëshqitje gurësh në aksin që lidh dy zonat, megjithatë vijon qarkullimi i automjeteve.



