Kapxhiu: Në Itali ende asnjë rast i variantit të ri Covid (VIDEO)

Kapxhiu: Në Itali ende asnjë rast i variantit të ri Covid (VIDEO)

Italia mban vendin e parë në Europë për nga ritmi i vaksinimeve. Lidhur me këtë çështje përmes skype në edicionin e lajmeve në MCN Tv, mjeku shqiptar në Itali, Genc Kapxhiu, thotë se në Itali ende nuk ka raste të identifikuara zyrtarisht me variantin e ri të Covid, dhe se vaksinat mbesin kryesore për vaksinimin e popullatës nga kjo pandemi.

“Akoma në Itali nuk ka dalē asnjë studim për variantin e ri, nuk kemi të dhëna të sakta, gjersa të kemi një studim se kush është shkaku dhe se është më i rrezikshëm se variant tjetër, mbetet të presim”.  

Mjeku shqiptar, pohon se me gjithë variantet që ka deri tani Covid, vaksina mbetet në një formë, mbrojtësi kryesor kundër saj.

“Deri më sot janë katër variante të Covid dhe të gjtha janë të mbuluara nga vaksina, çfarëdolloj të dalë, vaksina mbetet mbrojtës. Praktikisht në rajonin Toskana, kemi filluar me vaksinimin në shtëpitë  e pleqve, dhe tani kemi filluar edhe për të gjithë personat nga 40-60 vjeç”.

Dr.Kapxhiu, tha mes tjerash se nuk qëndron gjithaq lajmi se ka një tendencë në rritje të familjarëve për autopsinë e pacientëve të vdekur nga Covid-19, duke u shprehur se që në fillim kur pranohen në spitale, atyre u shënohet se janë pranuar nga sëmundja e Covid.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy