Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paralajmëron qytetarët e Tiranës që të bëjnë kujdes, pasi dita e nesërme është parashikuar se do të jetë me shira të rrëmbyeshëm.
Npërmjet një postimi në statusin e tij social Facebook, Veliaj shprehet: “Riparuam hidrovoret dhe kanalet kulluese në Ballaxhias e Baldushk për t’i praprirë reshjeve të shiut që priten të vershojnë nga dita e nesërme”.
“Shfrytëzuam orët e fundit, me kohë të mirë, për riparimin e hidrovoreve dhe kanaleve kullues në Ballaxhias, Baldushk. Kujdes nesër me shirat, ju lutem!”, shkruan Veliaj, duke sjellë si ilustrim një sërë fotosh nga puna e sotme e punonjësve të Bashkisë së Tiranës.



