Burgu i Drenovës ka pësuar lëvizje sa u përket drejtuesve.
Drejtori i burgut të Drenovës Genci Fejzollari është larguar nga ky post për t’u komanduar në Rrogozhinë.
Mësohet se vendin e tij e ka zënë tashmë Altin Gusho, shef i sigurisë së lartë në këtë burg.
Ndërkohë Fejzollari vijon tashmë punën si drejtor i komanduar i burgut Rrogozhinë.
Në burgun e Rrogozhinës një jurist rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe më pas u vetëizoluan drejtori bashkë me dy punonjës të tjerë.



