Kjo javë pritet të jetë me mot të mirë dhe me kthjellime në të gjithë territorin shqiptar. Sipas MeteoAlb, në ultësirën perëndimore në vendin tonë do të dominojnë kthjellimet me prezencë të diellit, ndërsa në zonat malore do të ketë edhe prezencë të pakët të vransirave.
Kryesisht, deri ditën e premte do të jetë një javë me mot të qëndrueshëm. Dita e shtunë dhe e dielë pritet të jetë më vranësira, çka do të sjellin rreshje shiu në të gjithë vendin tonë.
Përsa i përket vlerave termike Meteoalb bën të ditur se ka patur një rritje të tyre, si në vlerat minimale në zonat malore dhe në ato maksimale në ultësirën perëndimore, duke bërë që gjatë ditës se sotme minimumi të shkojë edhe në minus 1 gradë celsius në zonat malore, ndërsa ato maksimale, jo më shumë se 17 ose 18 gradë celsius.



