I ftuar në studionë e “MCN Informacion”, eksperti rrugor Gëzim Hoxha theksoi se trafiku në Tiranë shkaktohet nga keqorganizimi i rrugëve, fluksi i madh i automjeteve pranë shkollave, mungesa e kalimeve të sigurta për këmbësorët, sinjalistika e dobët dhe sjellja jo e disiplinuar e shoferëve. Ai sugjeron se zgjidhja kërkon edukim të shoferëve, rregullim të semaforëve, përmirësim të sinjalistikës dhe planifikim urban më të mirë.
Ne nuk kemi shfrytëzuar akoma qytetin e Tiranës. Kur fillon shkolla, fillon edhe fluksi i lëvizjes. Shkollat kanë edhe një hapësirë mbrapa për të lëvizur; mund të mbyllet pjesa para dhe të hapet pjesa prapa e shkollës, ndërsa pjesa para të mbahet për evente. Kjo krijon kaos, sepse përpara shkollës ka mikrobusë, 100 makina rreshtohen përpara dhe aty ka 100 njerëz, dhe kjo kërkon kohë. Koha është gjëja më e rëndësishme për një komb, sepse ai duhet të ishte duke punuar.
Duhen krijuar vendkalime për këmbësorët dhe vija të bardha. Pse janë këto? Sepse nuk janë studiuar. Për shembull, në shkollën "Sabaudin Gabrani" ka një palë vija këmbësorësh, dhe njerëzit kalojnë për të kaluar pallatet. Atje ka vetëm 71 hapa për të shkuar tek semafori. Çfarë ndodh? Prindi e merr fëmijën dhe e fut këtu, dhe fëmija duhet të mësojë, por duhet ta mësojë edhe semaforin sepse semafori do të ndalojë automjetet. Semafori t’i jep të drejtën e kalimit, dhe drejtuesi i automobilit duhet të lërë këmbësorin të kalojë qetë në anën tjetër.
Të gjithë autobusët hyjnë nga rruga e Durrësit. Unë jam banor nga Vora dhe duhet të shkoj tek një vend tjetër, mund të më japësh unazën, sepse rrezja e rrethrrotullimit zvogëlohet kur është më afër qendrës. Dikur shefi i rregullimit të trafikut ishte një burrë që kishte mbaruar 5 vjet shkollë në Hungari.
Më tej eksperti shtoji:
Me fluksin e ditur, numri i qarkullimit të automjeteve rritet. Çdo rrugë e re që hapet, hapet sepse ata kanë bërë një studim, por problemi është se njerëzit nuk i dinë rrugët e reja. Sinjalistika për t’u orientuar nuk ka ose ajo ekzistuese duhet të rregullohet. Kur një person nuk e di rrugën, ngutet, ndalon 5 sekonda për të parë dhe humb kohë dhe ngatërrohet.
Ndërtuesit e automobilave tek ne, realisht, nuk dinë ta ngasin makinën siç duhet; ndryshojnë korsitë shumë herë. Nuk shoh ende që kemi drejtues automjetesh të disiplinuar. Në Kinë, për shembull, vendoset një rregull: nëse nuk je specialist dhe jep mendim të paautorizuar, futesh në burg.
Duhet të disiplinohen njerëzit, autoshkollat duhet të mësojnë drejtuesit e automjeteve të mbajnë korsinë. Kjo është e lidhur edhe me dakordimet e rrugës. Kamerat inteligjente do të rregullojnë shumë gjëra. Polici fuqizon semaforin; atij i kanë folur me radio që duhet të lirojë krahun, por nuk ka qendër për vëzhgimin e trafikut që ta bëjë punën si duhet. Këto gjëra duhet të rregullohen. Dua t’i them kryeministrit që punonjësit duhet të dalin në terren, sepse jo çdo gjë bëhet nga zyra; Tirana duhet të rregullohet.
Në Tiranë ka markete kudo, dhe kjo krijon trafik. Në botë, marketet vendosen në periferi, sepse aty ka parkim të garantuar; njerëzit bëjnë blerjet për gjithë javën dhe nuk dalin çdo ditë, duke minimizuar trafikun.
Shokohen nga çrregullsia se si ngasim makinën. Nuk zbatojmë rregullat, nuk jemi në stadin e duhur, nuk i kemi edukuar njerëzit si duhet, dhe kjo vjen për shkak të përvojës. Edhe sot që vazhdojmë, kjo situatë vazhdon.-u shpreh Hoxha



