Në vendin tonë ka nisur vjelja e ullinjve, ndërsa pronarët hasin vështirësi në gjetjen e punëtorëve.
Banorët e fshatit Konjat në Lushnjë thonë se disa arrijnë të gjejnë përmes miqësive, ndërsa nga ana tjetër, punëtorët thonë se pagesa prej 15 mijë lekësh në ditë nuk e justifikon punën e tyre.



