Teologu Ermir Gjinishi thotë se aktualisht në Shqipëri po ndodh prej së paku dy vitesh surrogacia.
Duke folur në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, Gjinishi deklaroi se është kategorikisht kundër surrogacisë.
E majta liberale perëndimore në kontekstin e shoqërisë së hapur, po prish familjen, po prish kombin.
E majta nën kontekstin e këtyre tezave po kërkon ta zhbëjë konfigurimin shoqëror.
Vende të paqëndrueshme si Shqipëria, po bëhen vende eksperimentale.
(Surrogacia ose shtatzënia për të tjerët, është një teknikë fertilizimi e asistuar në të cilën një grua kryen një shtatzëni në emër të njerëzve që më pas do të bëhen prindër të fëmijës që do të lindë, pasi materialet biologjike për krijimin e embrionit janë të tyre)



