Fortuzi: Ndërkombëtarizimi, qëllimi kryesor i Universitetit të Durrësit

Fortuzi: Ndërkombëtarizimi, qëllimi kryesor i Universitetit të Durrësit

Vetëm pak ditë më parë në datat 19-21 mars, në Universitetin “Aleksandër Mosiu” të Durrësit u zhvillua konferenca e madhe ndërkombëtare e Aleancës Europiane Universitare. Prof. Shkëlqim Fortuzi, rektor i Universitetit të Durrësit, tha se qëllimi kryesor mbetet ndërkombëtarizimi.

Pjesë e kësaj aleance është edhe Universiteti i Durrësit. Qëllimi ishte forcimi i urave të bashkëpunimit mes universiteteve partnere. U diskutuan çështje që kanë të bëjnë me rritjen e bashkëpunimit me biznesin. U diskutua mbi përmirësimin e kurrikulave dhe krijimin e programeve të përbashkëta. Kemi bashkëpunim me universitetin e Portugalisë dhe atë të Spanjës. Arsyeja pse u zgjodh Durrësi si vend organizator ka të bëjë me politikat e aleancës.

U prezantuan projekte nga korporata të ndryshme, biznese franceze, spanjolle, gjermane dhe suedeze. U prezantuan edhe projekte të dy kompanive shqiptare. Përveç universiteteve të tjera me të cilat kemi marrëveshje bilaterale kemi konkretizuar një diplomë të përbashkët me universitetin e Portugalisë dhe atë të Spanjës. Universiteti i Durrësit ka prioritet kryesor ndërkombëtarizimin. Ne po punojmë fort për unifikimin e kurrikulave. Aktualisht me universitetet partnere kemi unifikuar kurrikulat në masën 70%.

Nga ana e studentëve u prezantuan start-upe në bashkëpunim me biznesin. Do të vijojmë bashkëpunimin e mëtejshëm për unifikimin e plotë të kurrikulave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy