Aliaj: Politikanët duhet t’i përshtaten masës me imazhin e tyre (VIDEO)

Aliaj: Politikanët duhet t’i përshtaten masës me imazhin e tyre (VIDEO)

Psikologia Erisa Aliaj thotë se respekti për veten varet nga mënyra si e trajton atë. 

Ajo deklaroi për emisionin “MCN Informacion” se politikanët janë të ekspozuar ndaj masës, ndaj duhet të përshtaten me të më imazhin e tyre.

Kur politikanet tona kanë ndryshuar imazhin, lookun, janë komentuar më shumë se sa për punët e tyre. Politikanet tona më shumë kopjojnë. 

Kur kemi qenë në rrugëtimin tonë akademik një nga porositë e pedagogëve tanë ishte që duhet të jeni shumë të kujdesshëm me pamjen, të ftohtë dhe të ngrohtë në të njëjtën kohë, por pa e fokusuar personin që keni përballë tek ajo që shfaqni, se sa ajo që jeni. 

Mendoj se e njëjta gjë vlen dhe për politikanet. Kur ke një peshë të caktuar si politikanët, ndryshimet duhet të jenë, por jo në këtë lloj forme. 

Nëse jam votuese e zonjës Kryemadhi, e kam votuar për atë që është, kur e kam përballë me një imazh tjetër, unë do filloj dhe njëherë të analizoj dhe mendoj se kush është personi që kam përballë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy