Bashkimi Evropian ka kaluar zyrtarisht shifrën e 200 milionë vaksinimeve kundër Covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur nëpërmjet një postimi në Twitter, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Sipas von der Leyen, BE-ja është tashmë në rrugën e duhur për të vaksinuar 70% të popullsisë adulte brenda muajit korrik të vitit 2021.
Vendi që ka vaksinuar përqindjen më të lartë të popullsisë brenda BE-së, është Hungaria, me 48% të procesit të përfunduar. Gjermania ndjek me 36.8% të popullsisë së vaksinuar.
Më pas mbeten Belgjika, Austria dhe Spanja.
Ndërkohë Italia, Portugalia, Holanda dhe Franca dhe Greqia, janë ndër vendet që vaksinojnë më pak se mesatarja e BE-së.
Shteti brenda unionit, i cili vaksinon më pak, është Bullgaria, me vetëm 10% e popullsisë të vaksinuar me dozën e parë.



