Tikhanouskaya bën thirrje për zgjedhje të reja presidenciale, e gatshme për të udhëhequr Bjellorusinë

Tikhanouskaya bën thirrje për zgjedhje të reja presidenciale, e gatshme për të udhëhequr Bjellorusinë

Liderja në mërgim e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikhanoskaya të hënën deklaroi se ishte e gatshme për të udhëhequr vendin dhe bëri thirrje për krijimin e një mekanizmi ligjor për të siguruar mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale.

Përmes një video-konference nga Lituania, Tikhanoskaya u kërkoi forcave të sigurisë dhe policisë që të braktisnin presidentin Aleksandër Lukashenko, duke i paralajmëruar se veprimet e tyre të mëparshme do të faleshin, nëse ata do të vepronin tani.  

Videoja e saj u publikua një ditë pasi mijëra bjellorusë mbushën qendrën e kryeqytetit Minsk, ndërsa njëkohësisht brohorisnin “tërhiqu”, duke shënuar një nga protestat më të mëdha kundër rizgjedhjes së presidentit Lukashenko.

“Unë jam e gatshme të marr përgjegjësinë dhe të drejtoj vendin gjatë kësaj periudhe”, deklaroi Tikhanoskaya në fjalimin e saj.

Ish-mësuesja e gjuhës angleze është shndërruar në një nga figurat kryesore të opozitës kundër Lukashenkos, i cili po përpiqet të shkatërrojë një valë protestash masive dhe grevash që po sfidojnë seriozisht sundimin e tij 26-vjeçar.

Ajo u largua nga vendi javën e kaluar, duke deklaruar se një veprim të tillë e kishte ndërmarrë për sigurinë e fëmijëve të saj, por nuk vonoi shumë dhe filloi të publikonte video të reja, ndërsa bënte thirrje për vazhdimin e protestave antiqeveritare.

Protestave i janë bashkuar punëtorët e fabrikave, policë dhe disa gazetarë të medias shtetërore, etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy